Shqipëria në prag të epidemisë së gripit, ja periudha më e rrezikshme

Mbi 200 persona, kryesisht në orët e mbrëmjes, kërkojnë ndihmën e mjekëve në urgjencat e qendrës spitalore. Fëmijët dhe të moshuarit janë pacientët më të shpeshtë.

Mjekët thonë se fillimi i shkurtit do të shënojë kulmin e epidemisë së gripit. Në qendrat shëndetësore, prej një muaji ka nisur vaksinimi falas për kategoritë në risk. Të moshuarit janë më të interesuar për kryerjen e injeksionit.

Rreth 100 mijë vaksina janë shpërndarë në qendrat shëndetësore dhe kryhen falas për fëmijët, të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Injeksioni nuk jep ndërlikime, por as imunitet të plotë ndaj gripit. Epidemia e gripit në vitin 2017 ka shkaktuar edhe humbje jetësh, shkruan A2news

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?