Shqipëria në protestë, banorët bllokojnë rrugën: E duam Torovicën si Surreli

Banorët e Torovicës bllokuan këtë të martë aksin nacional Lezhë-Shkodër. Me thirrjet: “E duam Torovicën si Surreli”, ata kërkojnë rikonstruksionin e 16 km rruge, bonifikimin e tokave bujqësore, dëmshpërblimin nga përmbytjet, si dhe rehabilitimin e rrjetit të energjisë elektrike.

Apeli shkoi edhe për ndërkombëtarët, si dhe Avokatin e Popullit, që të ndërhyjnë për nxjerrjen nga varfëria të banorëve të kësaj zone.

Po ashtu, banorët deklarojnë se do të jenë në Tiranë në 16 shkurt, në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe në këmbë, po qe nevoja do shkojmë në Tiranë”- thonë banorët

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet nga protesta e Torovicës vijnë nga deputetja demokrate Lindita Metaliaj, e cila iu është bashkuar banorëve në kauzën e tyre.

https://www.facebook.com/kleiten.metaliaj.7/videos/349795045616009/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?