Shqipëria në shenjestër të su*meve kibernetike. Një grup i lidhur me…

Sulmet kibernetike janë rikthyer në vend. Mediat izraelite shkruajnë sërish për Shqipërisë që vazhdon të jetë në shenjestër të sulmeve kibernetike, të sponsorizuara nga Irani.

Parlamenti u sulmua të hënën nga një grup që besohet të jetë i lidhur me Iranin, shkruan ”Jerusalem Post”. Parlamenti tha se nuk ka humbje të të dhënave dhe se ekspertët po punojnë për të rregulluar vendin.

“Homeland Justice”, shkruan më tej media izraelite, ka marrë përsipër sulmin edhe ndaj disa kompanive telefonike në vend. Më tej, pretendon se ka arritur të ketë akses te të dhënat e këtyre faqeve. Faqe të tjera vazhdojnë të jenë nën shenjestër. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit tha ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

AKSHI-ja njoftoi se situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Sipas AKSHI-t, sulmet nuk kanë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike.

SHKARKO APP