Shqipëria në shtetrrethim, në Gjirokastër qarkullimi monitorohet me drone

Policia e Gjirokastrës mbrëmjen e kësaj të shtune, ka ngritur në ajër katër drone të cilët do të monitorojnë dhe filmojnë të gjithë hapësirën jo vetëm në qytet por edhe në zonat perreth tij.

Qëllimi është identifikimi i personave që shkelin moratoriumin e vendosur nga qeveria shqiptare për ndalim-qarkullimin e këmbësorëve prej orës 17:00 të ditës së sotme dhe deri në orën 05:00 të së hënës.

Dronët janë lëshuar sot demonstrativisht në ajër nga qendra e qytetit të Gjirokastrës në një kohe kur në rrugët e qytetit nuk shikojë këmbë njeriu. Mesa duket ndërgjegjësimi qytetar ka arritur kulmin, pasi nuk ka qenë prezent asnjë kembësor apo dhe automjet përveçse punonjesve të Policise Rrugore, ato të rendit si dhe të Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia Vendore e Gjirokastrës, dronët po filmojnë dhe pamjet kalojne direkt në serverin qendror te Policisë së Shtetit nga ku dhe në rast të evidentimit të ndonjë shkelësi, ai zbulohet dhe me pas ndëshkohet sipas dispozitave që njeh ligji në raste emergjencash si ajo e COVID-19.

Shqiperia ne shtetrrethim, ne Gjirokaster qarkullimi monitorohet me drone| ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP