Shqipëria në treshen e vendeve me më shumë vdekje nga pandemia, Shehu: Qeveria përgjegjëse për mbi 10 mijë humbje jetësh
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, akuzon drejtpërdrejtë qeverisë si përgjegjëse për vdekjen e të paktën 10 mijë shqiptarësh.
“Unë akuzoj këtë Qeveri përgjegjëse për mbi 10 mijë humbje jetësh deri tani!
Prej marsit 2020 deri më sot, keq menaxhimi i epidemisë Covid i ka kushtuar Shqipërisë 10 mijë vdekje shtesë mbi mesataren e viteve të mëparshme sepse:
-Në këtë periudhë në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e veçantë përveçse epidemisë, që të justifikojë këtë numër vdekjesh kaq të lartë.
Ndërsa Rama e Qeveria vetëm heshtin përpara kësaj katastrofe.
Kjo është e vërteta, që askush nuk mund ta mohojë, pavarësisht trukeve fshehës, lojës me komplikacionet për të kamufluar diagnozën bazë, referimit për humbjet e jetëve vetëm pranë spitaleve Covid, etj, elemente për të maskuar këtë të vërtetë tragjike!
Përfundimi tronditës: Shqipëria renditet në treshen botërore të vendeve me më shumë humbje jetësh për 1 milion banorë.
Fatkeqësisht, kjo gjendje është në përkeqësim duke qenë:
-Shumë larg shifrave zyrtare elektorale të publikuara për epideminë, që veçse synojnë të “këndohet” fitore siç bënin edhe muaj më parë, kur realitetit tashmë i verifikuar ishte krejt ndryshe. Mjafton për këtë të dish të lexosh oshilacionin e numrave në Shqipëri në një periudhë të shkurtër të fundit, apo t’i krahasosh me vendet fqinje.
-Me një nivel vaksinimi të vendeve të Afrikës Qendrore, qoftë për numrin e vaksinave, qoftë dhe për standardet e pasigurisë së shumicës dërrmuese të atyre të përdorura.
Fatmirësisht 25 Prilli është vetëm pak ditë larg, ndryshe do të rrezikoheshim të kalonim 20 mijë vdekje shtesë”, deklaron ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.