“Shqipëria në vendnumëro”/ PD: Më shumë se një vit pas tërmetit të 26 Nëntorit, shumë qytetarë pa çati mbi kokë
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019, ende shumë familje janë ende pa një çati mbi kokë.
Kështu shprehet në një reagim të sajin në Twitter Partia Demokratike.
Sipas selisë blu, kjo ndodh për faktin se Shqipëria ka ngecur për 8 vite rresht dhe është në vendnumëro.
“Tërmeti shkatërroi shumë shtëpi në Durrës, Tiranë, Thumanë, Sukth. Pas më shumë se 1 viti, shumë qytetarë janë ende pa një çati mbi kokë. Kjo sepse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. Ka ngecur për 8 vjet me radhë. Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresën“, shkruan PD në Twitter.