Shqipëria nënshkruan marrëveshje të rëndësishme për të forcuar traktatet e saj tatimore

Shqipëria nënshkroi Konventën Multilaterale për Zbatimin e Masave të Traktatit Tatimor për të Parandaluar Erozionin Bazë dhe Zhvendosjen e Fitimit (Konventa), duke u bërë vendi i 88 që u bashkua me Konventën, e cila tani mbulon pothuajse 1,530 traktate dypalëshe tatimore. Elton Haxhi, Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, nënshkroi për palën shqiptare Konventën në prani të Angel Gurrës, Sekretarit të Përgjithshëm të OECD-së, Bruno Le Maire, Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Francës, dhe Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, në hapjen e 7 të takimit të Kornizës Gjithëpërfshirëse OECD / G20 mbi BEPS, që u mbajt në Paris. Konventa është traktati i parë shumëpalësh i këtij lloji, duke lejuar vendet të integrojnë rezultatet nga Projekti BEPS OECD / G20 në rrjetet e tyre ekzistuese të traktateve dypalëshe tatimore.

Me pjesëmarrjen në Kuadrin Gjithpërfshirës të Projektit Ndërkombëtar BEPS, vendet anëtare marrin angazhimin përsa i përket plotësimit të 4 standarteve minimale të Paketës BEPS, e cila në total përmbledh 15 Plane Veprimi. Kjo Paketë i pajis shtetet pjeswmarrëse me instrumente vendase dhe ndërkombëtarë për të adresuar shmangien e taksave, në mënyrë që fitimet të tatohen aty ku kryhen aktivitetet ekonomike që i gjenerojnë ato dhe aty ku krijohet vlera. Aktualisht janë 129 juridiksione anëtare të Kuadrit Gjithëpërfshirës të Projektit Ndërkombëtar BEPS.

Kjo Konventë amendon apo modifikon marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë të nënshkruara midis palëve. Konventa do të aplikohet në të gjitha marrëveshjet tatimore të nënshkruara duke modifikuar aplikimin e tyre me qëllim aplikimin e masave BEPS (Base Erosion Profti Shifting). Pra nënshkrimi i kësaj konvente ul burokracinë dhe redukton kohën që nevojitet për rishikimin dhe amendimin e secilës marrëveshje bilaterale të tatimit të dyfishtë të nënshkruar nga Shqipëria me qëllim zbatimin e masave BEPS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesmarrja në Kuadrin Gjithëpërfshirës të Projektit Ndërkombëtar mbi Erozionin e Bazës së Tatueshme dhe Transferimin e Fitimit i jep mundësinë vendeve anëtare të punojnë në mënyrë të barabartë në trajtimin e shmangies tatimore, të përmirësojnë koherencën e rregullave të marrëveshjeve tatimore dhe të sigurojnë një ambjent tatimor sa më transparent. Kryesisht, për të gjitha vendet pjesmarrëse ky projekt ofron:

Swiss Digital Mobile Reklama

– zhvillimin e standarteve në lidhje me çështjet e BEPS;
– rishikimin dhe implementimin e standarteve minimum nëpërmjet një sistemi efektiv monitorimi;
– një forum për vendet që të nxjerrin në pah sfidat në zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe të gjejnë zgjidhje të reja; kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet në zhvillim.
– lehtësimin e procesit të implementimit duke ofruar orientim të mëtejshëm dhe suport për vendet në zhvillim, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve dhe drejtimin sipas Platformës së Bashkëpunimit për Tatimet, e ngritur kjo nga Organizatat Ndërkombëtare (IMF, OECD, UN dhe WB).

Vendet nënshkruese, duke ditur se evazioni tatimor mund të trajtohet në mënyrë efektive vetëm në nivel global, janë angazhuar nëpërmjet marrëveshjes për miratimin e një standardi të vetëm e të ri global, për shkëmbimin automatik të informacionit të tatimpaguesit dhe zbatimin e njëjtë dhe efektiv të këtij standarti; Sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. Kjo pasi, veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?