Shqipëria, një ndër 10 vendet me më shumë azilkërkues

Shqiptarët vazhdojnë të renditen mes dhjetë vendeve nga kanë ardhur më shumë azilkërkues për vitin 2018, thuhet në raportin vjetor të Agjencisë Evropiane për Monitorimin e Kërkesave të Azilit në BE, Zvicër dhe Norvegji.

Shqipëria zë vendin e nëntë me mbi 22 mijë aplikime për azil, para Venezuelës dhe pas Gjeorgjisë.Megjithatë numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka rënë në krahasim me vitin 2017, kur ky numër ishte mbi 26 mijë.

Kërkesat e shqiptarëve janë kryesisht në Francë. Numri i madh i azilkërkuesve nga Shqipëria shpesh është parë si një nga arsyet, pse Franca ka qëndrim të ashpër sa i përket çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?