Shqipëria notë proteste Greqisë për kërkimet e naftës në det

Ministria e Jashtme shqiptare i dorëzoi ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas Rokanas,  një notë proteste në lidhje me planet e Greqisë për të kërkuar rezerva hidrokarburesh në detin Jon.

Shënimi i qeverisë shqiptare thotë se zona e mbuluar nga kërkimet, përfshin pjesë  të shelfit kontinental të vendit fqinj, ndërsa Athina e mohon këtë gjë.

“Kjo vepër e  Tiranës  bëri që Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias  të anullonte një takim të planifikuar me Ambasadorin shqiptar Dashnor Dervishi të premten më 8 maj” shkruan Ekathimerini.

Veprimi diplomatik i së premtes është i fundit i shumë mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ndërmjet Athinës dhe Tiranës në lidhje me të drejtat e eksplorimit, vijon Ekathimerini.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje në vitin 2009 duke krijuar një zonë të veçantë ekonomike, por edhe zgjidhjen e kufijve detarë dhe përcaktimi e shelfit kontinental. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka anuluar marrëveshjen e paktit detar pas veprimit të atëherë lider i opozitës dhe Kryeministri i tanishëm Edi Rama.

Bëhet fjalë për kuadratin Joni 5, koordinatat e të cilit përputhen me një pjesë të kuadratit 20, që Athina kërkon të japë me koncension gjatë ankandit të paralajmëruar në muajt e ardhshëm.

Mësohet se pala shqiptare, në notën e protestës, kërkon që të mos koncensionohet ky kuadrat, pa u zgjidhur më parë statusi i zonës përmes një marrëveshje të re për detin me Greqinë, e nevojshme pas vendimit të Gjykatës sone Kushtetuese.

SHKARKO APP