”Shqipëria nuk do të importojë më plehra nga jashtë”, PD publikon videon: Tjetër mashtrim i Ramës, i dha liçensa miqve të tij për biznesin kriminal

Partia Demokratike ka publikuar një video ku kujton Ramën kur deklaronte se Shqipëria nuk do të importonte më plehra nga jashtë, një premtim i 2013 që përkon me armët kimike.

Dy ditë më parë në portin e Vlorës u kapën në një traget të linjës Brindisi- Vlorë disa mbetje të cilat do të depozitoheshin në Shqipëri. Madje në prangat e Policisë përfunduan 6 persona, ndër të cilët dhe Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve. Por mediat italiane thanë se pikërisht kjo firmë kishte kryer dhe të paktën 15 importime të tjera nga Italia.

PD e konsideron këtë si një mashtrim tjetër të provuar të Ramës, i cili premtoi se nuk do të lejoheshin plehrat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë prej vitit 2013 por nga ana tjetër i pajiste me licenca miqtë e tij për këtë biznes kriminal.

STATUSI DHE VIDEO E PARTISË DEMOKRATIKE

Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës!

Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!

SHKARKO APP