“Shqipëria nuk e ka kërkuar vaksinën ruse”, Shugurov shqetësohet për neglizhencën e shqiptarëve

Zëvendës ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Andrej Shugurov ka folur për masat që ka marrë Rusia për koronavirusit dhe shprehet se mbyllja për herë të dytë është e rëndë për ekonominë, por kjo valë e dytë është më e ndërlikuar se e para.

“Për fat të keq jemi të detyruar ti kthehemi këtyre masave dhe sot. Një lockdown i plotë është një masë e ështirë që ndikon në mënyrë negative në ekonomike. Ju në Shqipëri e ndjetë ashtu si ne në Rusi. Ne dëshirojmë të shmangim një lockdown të radhës për ekonominë tonë, por vala e dytë është më e ndërlikuar se e para. Veçanërisht masa të rrepta antiepidemike po vendosen në qytete të mëdha me dendësi të lartë të popullsisë. Na pëlqen apo jo, mbajtja e maskave dhe dorashkave është detyrim në ambienteve të mbyllura. Nuk është e rehatshme por duhet ta zbatojmë”, tha Shugurov.

Në një intervistë për gazetaren e Fax News, Fjona Çela, Shugurov tha se nuk është normale që të ecësh në markete pa mbajtur distancën dhe pa maskë mbrojtëse por theksoi që shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e virusit, ndonëse shifrat janë të larta.

“Sic e kam përmendur tashmë, jam disi i befasuar që në supermarketet e Tiranës, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për rrezikun që mbart koronavirusi. Nuk është normale të ecësh nëpër markete kështu. E kuptoj që maskat kushtojnë, por shëndeti juaj dhe i njerëzve është më i rëndësishëm. Të gjithë punonjësve tanë, të mos flas për bashkëshorten time u është dhënë një udhëzim shumë i rreptë të regjimit të maskave në ambiente jashtë banesës së tyre dhe kësaj zyre”, u shpreh Shugurov.

Sa i përket vaksinave me të cilat po punon Rusia, Shugurov tha se janë dy vaksina që kanë hyrë në fazën e tretë dhe një numër i madh institucionesh po punon në këtë drejtim për ti dhënë fund pandemisë së koronavirusit.

“Aktualisht në botë janë duke u zhvilluar rreth 40 vaksina të ndryshme. Në Rusi, 17 institucione shkencore po punojnë për prodhimin e tyre, 28 variante të ndryshme vaksinash janë në zhvillim e sipër. 2 vaksina, Sputnik 5 dhe vaksina Epic Vac Corona kanë hyrë në fazën e tretë, e cila është e fundit e testimit. Ka pasur shumë komente për nxjerrjen e parakohshme të vaksinës ruse, por duhet të kenë parasysh se në vende të ndryshme ekzistojnë protokolle të ndryshme për pranimin e vaksinës për përdorim.

Interesi për vaksinën e parë ruse është mjaft i fortë. Kemi pasur kërkesa për rreth 1 miliard e 200 milionë doza. Mes vendeve që kanë nisur testimin e vaksinës ruse janë Republika e Filipineve, Arabia Saudite, India dhe Brazili. Ekzistojnë procedura specifike për blerjen e vaksinës. Nëse një shtet shfaq interes për vaksinë, para së gjithash duhet të bindet se është efektive dhe e sigurtë. Etapa e parë është testimi dhe kjo pasohet nga marrja e patentës për përdorimin e vaksinës. Faza e tretë nuk konsiston vetëm në furnizimin me këtë produkt mjekësor nga Rusia por në krijimin e mundësisë për prodhimin e kësaj vaksine në vendin në fjalë dhe dhënia e këtij të fundit të së drejtës për ta transportuar në vende të tjera. Shqipëria nuk ka paraqitur kërkesë, kam vënë re se ka patur reagime”, tha Shugurov.

SHKARKO APP