Shqipëria nuk ekstradon në Greqi Aleksandër Matën
Autoritetet shqiptare nuk do të ekstradojnë Eno Matën i cili kërkohet ngaGreqia me akuzën e vrasjes. Mata vetëm para pak ditësh i shpëtoi një atentati në Vlorë ku mbeti i vrarë një shoku i tij.
Është portali i Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë që sipas Drejtorisë së Sigurisë të Atikës, bën të ditur se Eno Mata ose Aleksandër Mata sic njihet në Greqi, i arrestuar dy ditë më parë nga policia shqiptare nuk do të ekstardohet në Greqi me akuzën e vrasjes se avokatit Mihalis Zafiropulos.
Sipas zyrtarëve të lartë të Greqisë, shqiptari Eno Mata, nuk do të ekstradohet për t’u gjykuar, pasi “Eshtë një praktikë e rregullt e autoriteteve shqiptare që të mos i lëshojnë bashkatdhetarët e tyre jashtë vendit”.
I arrestuari Eno Mata u mohon autoriteteve shqiptare se ai ka ndonjë lidhje me rastin e ekzekutimit të kriminelit të mirënjohur.
“Unë nuk e kam vrarë atë. Na dërguan atje për ta trembur. Në Greqi isha vetëm për grabitje, “ai u tha oficerëve të policisë shqiptare, sipas informacioneve të tyre.
Atentati para pak ditësh ndaj Eno Matës dyshohet se është porositur nga shqiptarë që jetojnë në Greqi. 32-vjeçari ka qenë pjesë e një bande që kryente grabitje.
Kurse motra e Enea Matës, Iliana tha për mediat greke se kishte komunikuar me vëllanë dhe ai e kishte siguruar se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
“Për përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit e kam marrë vesh dje nga mediat. Para dy javësh më ka marrë në telefon. Me tha që jam djalë i mirë, mos u shqetësoni. Jam në fshat, rri e qetë. Gjithnjë kemi pasur frikë për të, pasi është pa lekë dhe pa përkrahje. Nëna jonë ka kombësi greke dhe ne kemi të gjithë dokumentet greke përveç Aleksandros (Enea). Ai nuk i mori dot sepse ishte arrestuar për grabitje. Ai nuk arriti të betohej kështu që ngeli shtetas shqiptar dhe menjëherë pas përfundimit të dënimit e shoqëroi policia në kufi dhe e lanë aty pa lekë.
KOHA JONË SONDAZH

