Shqipëria nuk gjen qetësi/ Ekzekutohet 40-vjeçari në Ksamil, policia në kërkim të autorit
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Ksamil.
Një person i moshës 40-vjeçare është qëlluar me armë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës për në spital.
Akoma nuk dihet pse është qëlluar ky shtetas, ndërkoë mësohet se ai kishte lojëra fati në Ksamil.
“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.
Burimi: Ora News