Shqipëria pjesë e Aktit të Gjenevës për mbrojtjen e produkteve

Shqipëria dorëzoi më 26 qershor 2019 instrumentet për aderim në Aktin e Gjenevës pjesë e Marrëveshjes së Lisbonës për Përcaktimin e Origjinës dhe Gjeografisë për produktet ushqimore.

Instrumenti i aderimit i dorëzuar nga ambasadorja Ravesa Lleshi, përfaqësuese e përkohshme e Shqipërisë në OKB në Gjenevë bashkë me drejtorin e përgjithshëm të WIPO (Organizata Botërore për Pronën Intelektuale), Francis Gurry.

Akti i Gjenevës i mundëson prodhuesve të produkteve cilësore që lidhen me origjinën, me një akses më të shpejtë dhe të lirë në mbrojtjen ndërkombëtare të origjinës dalluese të produkteve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Sistemi i Lisbonës, jep mbrojtje për emërtimet që identifikojnë origjinën gjeografike të produkteve si kafeja, çaji, drutat, vera, qeramika, qelqi dhe veshjet. (Atsh)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?