Shqipëria, pjesë e traktatit botëror për pandeminë nga Covid-19

Më shumë se 20 liderë botërore dhe OBSH, kanë përgatitur një traktat ndërkombëtar, kjo për të ndihmuar në përballimin e emergjencave shëndetësore, siç është edhe pandemia e Covid-19 e cila ka gjunjëzuar gjithë globin.

Pjesë e tij është edhe Shqipëria. Ideja e një traktati të tillë, i cili do të siguronte qasje universale dhe të barabartë në vaksinat, ilaçet dhe diagnostikimet për pandemitë, u paraqit nga kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel në një samit të G20 nëntorin e kaluar.

Qëllimi kryesor i një traktati të tillë është forcimi i rezistencës mbarëbotërore ndaj pandemive të ardhshme përmes sistemeve më të mira të alarmit, ndarjes së të dhënave, hulumtimeve, prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave, ilaçeve duke e vënë theksin tek bashkëpunimi dhe fryma e solidaritetit. Krahas Gjermanisë, Francës, Britanisë, OBSH pjesë e tij janë edhe Shqipëria, Greqia, Serbia, Rumania, Holanda, Spanja, Norvegjia, Senegali etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të ketë pandemi të tjera dhe urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm, Çështja nuk është nëse, por kur”,-shkruajnë udhëheqësit. Një marrëveshje e tillë krahasohet me traktatin e arritur pas Luftës së Dytë Botërore dhe është e nevojshme për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?