Shqipëria po plaket me shpejtësi, ja rreziqet që mund të sjellë
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë ka vënë theksin edhe te plakja e popullsisë.
Sipas raportit, në Shqipëri në 1989-ën, në Shqipëri mosha mesatare ishte 23 vjeç, ndërsa 30 vjet më vonë, mosha mesatare është bërë 35.4 vjeç.
Në raport vihet re se në pesë vitet e fundit është vënë re shtimi i popullsisë 65-69 vjeç dhe zvogëlimi i popullatës për moshën 15-19 vjeç.
Shifrat janë alarmante, pasi në vendin tonë numri i personave mbi 65 vjeç është rritur me 12%.
Parashikimet për të ardhmen nuk janë të mira, pasi forca e punës pritet të ulet ndjeshëm, duke qenë se popullsia në moshë pune ka filluar të bjerë me 0.6% gjatë 4 viteve të fundit.
Kjo do të kërkonte rritjen e burimeve ekonomike për pensione. Gjithashtu FMN parashikon se në planin afatshkurtër, Shqipërisë do t’i përkeqësohet prodhimi, duke qenë se fuqia punëtore po plaket, ndërsa truri i Shqipërisë po emigron.
KOHA JONË SONDAZH

