Shqipëria ”portë e artë” për sirianët, Merkaj: 19 mijë emigrantë u kapën në 2021
Ëndërra e tyre për Europën, kalon përmes Shqipërisë. 19 mijë klandestinë janë kapur në kufirin shqiptar vetëm në vitin 2021. Eduard Merkaj, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, thotë se gati gjysma e tyre janë kapur në kufi, duke shmangur vërshimin e tyre nëpër territor.
“Pozitive në këtë situatë është se 46% e tyre janë kapur në vijën kufitare. Kufiri jugor është ai i cili është më i preferuari nga emigrantët e parregullt”.
Një pjesë shumë e vogël e tyre i aplikojnë për azil. Kur kjo ndodh, vendi ynë tentohet të përdoret si trampolinë për në vendet perëndimore. Përgjatë vitit 2021, në tentativat për të hyrë në Shqipëri kryesojnë sirianët me rreth 30%.