Shqipëria pret negociatat, BE: Në shtator diskutimet për kuadrin rregullator

Shqipëria pret tryezën e parë ndërqeveritare por Brukseli i rikthehet bisedimeve teknike mbi kuadrin rregullator të negociatave me Shqipërinë. Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Maja Koçijançiç thotë se si për Tiranën dhe Shkupin, shtatori shënon rikthimin e diskutimeve, për të marrë më pas dakordësinë e vendeve anëtare.

”Diskutimet për kuadrin rregullator të negociatave si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian kanë nisur para verës dhe do të vazhdojnë në vjeshtë, me qëllim miratimin e tyre nga vendet anëtare”,- tha për ”A2cnn”.

Me qëllim nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Shqipërisë i janë vënë një sërë kushtesh si përparimi i reformës në drejtësi, kthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, rezultate të prekshme në luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar, si dhe një reformë zgjedhore konsensuale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?