Shqipëria qëndron në krye, sondazhi italian: Të preferuar Greqia dhe Egjipti

Shqipëria ngjitet në krye të destinacioneve të preferuara të italianëve për pushime verore. Në një sondazh të kryer nga një prej agjencive turistike të Firencës të publikuar nga gazeta “La Nazione” vendi ynë shihet gjithnjë e më shumë si destinacion për të kaluar lejen e Gushtit.

Shkaku kryesor është rritja e fortë e çmimeve në bregdetin italian duke e bërë atë të vështirë për t’u përballuar nga të paktën 2/3 e personave të pyetur. Sipas gazetës, personat e kontaktuar preferojnë një sezon me shpenzime më të ulëta dhe destinacione ndërkombëtare loë kost.

Sipas sondazhit, në krye të preferencave është Shqipëria e ndjekur nga Greqia dhe Egjipti. “Është një trend që prej vitit të kaluar. Njerëzit kanë më pak para në xhepat e tyre dhe duan të shpenzojnë më pak, kjo është arsyeja pse ata po shkojnë drejt destinacioneve më të lira”, thotë Giancarlo De Leo, kreu i agjencisë fiorentine.

Sipas tij tashmë kohët kanë ndryshuar dhe turizmi italian duhet të përballet e me sfida të reja. Më pak italianë të shtresës së mesme që bëjnë pushime në plazhet tona pasi ata janë në kërkim të destinacioneve ku mund të shpenzojnë më pak, por edhe për të zbuluar destinacione më pak të vizituara nga turmat masive thuhet në shkrim. “Ata që largoheshin për dy javë tani lëvizin për një, ata që iknin për shtatë ditë tani e bëjnë për një fundjavë”, citon La Nazione.

SHKARKO APP