Shqipëria reagon për Korenë e Veriut

Koreja e Veriut ka tronditur botën me lajmin se po teston armën e saj bërthamore, me hidrogjen. Shqipëria si pjesë e organizatave ndërkombëtare e ka dënuar dhe i bën thirrje Koresë së Veriut që të respektojë detyrimet e saja ndërkombëtare.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri, ka theksuar se: ” Testi i armëve bërthamore i shpallur nga Koreja e Veriut, minon sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare dhe është në shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”
Më tej MJP, ka shtuar se programet e tilla bërthamore përbëjnë një rrezik jo vetëm për Korenë por dhe për vendet dhe Shtetet e tjera. Këtu duhet theksuar se Koreja e Veriut ka deklaruar se me këtë armë bërthamore, ajo mund të shkatërrojë SHBA-në.

“Koreja e Veriut duhet të braktisë programet bërthamore dhe ato të raketave balistike ekzistuese në një mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të angazhohet në bisedime të besueshme mbi denuklearizimin”, thuhet në deklaratën e MJP.

R.Sh

SHKARKO APP