Shqipëria renditet e treta në botë për rritjen e turistëve

Shqipëria ka pasur një rritje të numrit të turistëve me 54% në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2019 (para pandemisë), dhe renditet vendi i tretë në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit.

Flukset turistike ndërkombëtare arritën në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023.

Rreth 235 milionë turistë kanë udhëtuar ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, shifër e dyfishuar nga e njëjta periudhë e vitit 2022.

SHKARKO APP