“Shqipëria si Azerbajxhani, publikohen rezultatet e fitores para mbylljes së votimit”
Ish-këshilltari i Partisë Demokratike, Neritan Sejamini, ka sjellë në vëmendje një episod nga zgjedhjet e vitit 2013 në Azerbajxhan, ku rezultati ishte i paracaktuar.
Ai e krahasoi këtë episod me publikimin rezultateve të numërimit të votave nga KQZ, më shumë se 6 orë përpara nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.
“Në zgjedhjet e vitit 2013 në Azerbajxhan, qeveria shtypëse e Ilham Alijevit, për të krijuar imazh demokratik, krijoi dhe shpërndau një aplikacion për iPhone që u mundësonte qytetarëve të shikon drejtpërdrejt ecurinë e numërimit të votave. Por ata që shkarkuan aplikacionin zbuluan se mund t’i shihnin rezultatet e votimit që mbrëmjen para ditës së votimit.
Edhe në Shqipëri, KQZ filloi të publikojë rezultatet e “numërimit” të votave që rreth orës 11:00 të paradites të ditës së votimit. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00.”- shkroi ai në profilin tij në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

