Shqipëria si Kolumbia? Rama: Jo krahasime me narkoregjimet
Kryeministri Edi Rama ka kthyer përgjigje edhe për deklarimet që Shqipëria është si Kolumbia, por ka theksuar se një vendi narkoregjim nuk i hapen negociatat drejt BE-së siç po ndodh me Shqipërinë.
”Gjëja më e lehtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë. Të krahasoni Shqipërinë me narkoregjimet. Bëjeni, nuk ka problem fare.
Shqipëria ka hapur negociatat për t’u anëtarësuar në BE.
Hapja e negociatave nuk i bëhet një vendi që është si Kolumbia, as një vendi që është narkoregjim, as një vendi që është regjim, por një vendi që skanohet me fakte, skanohet, jo nga gazetarë që janë këtu brenda vorbullës, por nga ekspertë të BE-së që vetëm me atë merren”, tha Rama.