Shqipëria si portë e artë, gati 7 mijë refugjatë nga Afrika përdorën vendin tonë për të shkuar në BE përgjatë 2023

Shqipëria vijon të konsiderohet vend transit për emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar u kapën 6 mijë e 624 emigrantë të parregullt. Krahasuar me vitin 2022, hyrjet e paligjshme janë përgjysmuar, por gjithsesi ato mbeten mbi nivelet e periudhës së para pandemisë.

Sipas të dhënave, rreth 65 për qind e tyre kapen në pikat kufitare të vendit, ndërsa pjesa tjetër pasi kanë depërtuar në territor. Të dhënat tregojnë se edhe ata që hyjnë brendësi të territorit, qëndrojnë për pak ditë në qendrat e refugjatëve dhe më pas largohen. Numri i tyre nuk e kalon shifrën e 60 personave në muaj.

Emigrantët e parregullt të kapur në Shqipëri vitin e shkuar janë kryesisht nga Siria, Maroku, Algjeria e shtete të tjera të varfra ekonomikisht ose në konflikte dhe hyjnë në vend përmes pikave kufitare me Greqinë duke u përpjekur më pas që nëpërmjet veriut të vendit t’i drejtohen “Rrugës Ballkanike” për t’u stacionuar më pas në “Perëndim”.

SHKARKO APP