Shqipëria ua kalon SHBA-ve për vrasjet me armë

 

Këto ditë, kur në SHBA po zien debati për armët e zjarrit dhe numrin e shumtë të vrasjeve në vend, disa media kanë vendosur të bëjnë krahasim me numrin e vrasjeve në vendet e tjera.

Kështu, nëse SHBA do të krahasohej me EEvropën Lindore, atëherë në vend të parë do ishte Shqipëria.

Sipas të dhënave, të publikuara edhe nga BIRN, numri i vrasjeve me armë zjarri për 100 mijë persona në Shqipëri në vitin 2013 ishte 5.86, ndërkohë që në SHBA është 3.55.

Vendi i dytë më i keq është Mali i Zi me 2.13 vrasje dhe në fund në rajon është Bullgaria me 0.64 vrasje.

Ta mendosh që Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm, pasi në vitin 2000, kjo shifër ishte 7.86, ndërsa në vitin 2005 ajo ra në 6.01.

SHKARKO APP