Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s

Shqipëria është zgjedhur anëtare në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, për periudhën 2023-2027.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili në një postim në rrjetet sociale, falënderoi shtetet anëtare që kanë votuar për Shqipërinë.

“Lajm i mirë nga Parisi: Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Falenderojmë të gjitha vendet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Dëshirojmë të falënderojmë ambasadoren Besiana Kadare (Përfaqësuesja e Përhershme e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në OKB) dhe stafin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për punën e tyre të shkëlqyer”, tha ministri.

SHKARKO APP