Shqipëria zgjidhet nga turistët dhe për historinë, grupe vizitorësh ndalojnë në Lushnje

Lushnja është ndalesa e turistëve që duan të njihen me historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Një grup turistësh italianë kanë parë nga afër shtëpinë ku u mblodh Kongresi i Lushnjes, monumentet e periudhës së komunizmit, por edhe kishat ortodokse të Myzeqesë.

“Eksperienca në Shqipëri është shumë e bukur. Po kalojmë bukur. Gjërat janë më mirë ngase e kemi menduar. Do të kthehemi sërish dhe do t’ju sugjeroj edhe miqve të mi të vijnë”. “Ka shumë ngjashmëri me Italinë. Ndihem si në shtëpinë time këtu në Shqipëri. Kisha degjuar se është një vend në vështirësi, por tani që erdha më duket krejt ndryshe. Është një vend i zhvilluar”.

“Gjërat kanë ndryshuar shumë. Qytetet janë zhvilluar sidomos Tirana. Është shumë e bukur. Këtu mund të bësh disa aktivitete, por edhe biznes”. Migen Avdullai është një nga shoqëruesit e këtij grupi, i cili tregon veshtirësitë që guidat turistike hasin për të tërhequr këto njerëz. Habia e turistëve është harmonia fetare dhe këtë ata e shohin gjatë vizitave në objektet e kulteve fetare.

“Gjatë vitetve të fundit ka një shtim të turistëve që për ne duhet të jetë e jashtëzakonshme, por edhe një përgjegjësi e madhe. Gjithashtu ka një shtim të interesit për çështjet historike dhe kjo është një arsye që ky grup turistësh kanë ardhur të vizitojë edhe shtëpinë e kongresit madje tani që jemi edhe për në Berat interesi i tyre është historik, por edhe kulturor.”

Qyteti i Lushnjes është ndalesa e grupeve turistike që shkojnë për në Berat, dhe pjesa më e madhe e te huajve duan të shohin manastirin e Ardenicës dhe shtëpinë muze të kongresit.

SHKARKO APP