Shqipja është në rrezik, gjuhëtarët: Qeveria të marrë masa

Gjuha amtare po keqpërdoret nga mosdija. Mjafton të shkosh në Fakultetin Histori-Filologjisë për të kuptuar sesi do të jenë mësuesit e ardhshëm të shqipes por dhe të profileve të tjera. Studentët pranojnë publikisht mangësitë e mëdha, sidomos te koha e foljeve. Për gjuhëtarët, shqipja është në urgjencë kombëtare. Të njohur me mangësitë e mëdha të brezit të ri dhe jo vetëm, pedagogët e gjuhësisë kërkojnë nga Qeveria politika konkrete për mbrojtjen e shqipes.

”Kjo situatë urgjence vërehet jo vetëm në media, vërehet në nivele të frikshme në politikë, te studentët, te mësuesit në shkolla”, thotë Aljula Jubani, pedagoge e gjuhës shqipe. ”Pra shteti duhet të orientohet të ndërtojë politika serioze për mësimin, zotërimin e shqipes në të gjitha nivelet”.

Pedagogë e studiues të gjuhës propozojnë ndarjen e shqipes nga letërsia që në arsimin e detyruar e deri në provimin e maturës shtetërore. Kjo lëndë për ta duhet të jetë e detyrueshme edhe në Universitete. “Në pjesën më të madhe të fakulteteve si lëndë me zgjedhje, por pse jo në disa Fakultete specifike të jetë edhe lënë me detyrim”, thotë Rozana Rushiti, pedagoge e gjuhës shqipe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?