Shqiptarët arrestohen pranë varrezave në pyll me 100 mijë euro kokainë

Një operacion antidrogë në L’Aquila ka çuar në pranga një shqiptar dhe një maqedonas dhe sekuestrimin e 1 kg kokaine.

Nga operacioni i koduar “Clean Sweep”, përfunduan në pranga Tahir Selmani, 50 vjeç dhe Adi Selijai, 30 vjeç. Hetimet nisën pas një sinjalizimi të ardhur në stacionin e policisë përmes aplikacionit “Youpol”.

Sipas hetimeve, të arrestuarit merrnin urdhra vetëm me “gojë” duke anashkaluar telefonat nga frika e përgjimeve. Lënda narkotike do t’u jepte 100 mijë euro të ardhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e policisë gjetën lëndën narkotike në shkurre pranë varrezave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sasia e madhe e drogës së konfiskuar dje do të kishte sjellë fitime më shumë se një njëqind mijë euro në treg, ndërsa mund të rritej me 30 për qind pasi të përzihej dhe ishte gati të ‘përmbyste’ tregun e drogës në Aquila”, tha shefi i policisë lokale.

Ata ishin ndaluar edhe më parë me sasi të vogla droge. Shqiptari 30 vjeçari dhe maqedonasi me kombësi shqiptare, janë dërguar në burgun e Costarelle në Preturo.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e kokainës. /Ora News

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?