Shqiptarët, autorë të vrasjes së truprojës në Londër? Bandat që…
33-vjeçari Tudos Simionov mbeti viktimë e përleshjes mes bandave në Londër. Ai punonte si truprojë dhe humbi jetën mbrëmjen e Vitit të Ri në Londër dhe besohet të jetë vrarë nga shqiptarët. Autorët kishin shkuar në festën me “drita të kuqe” që zhvillohej në një shtëpi për të zhvatur para nga tutorët, prostitutat dhe trafikatët e drogës që ndodheshin aty.
Gjithçka që ndodhi ishte një betejë mes bandave rivale, pasi shqiptarët po mundohen të marrin kontrollin e sa më shumë zonave në Londër. Truproja i festës mbeti i vrarë me thikë në gjoks nga përleshjet.
Tudor Simionov u shpall hero pasi luftoi trimërisht me 9 persona të paftuar jashtë shtëpisë 12.5 milionë paund në Mayfair të Londrës Qendrore, gjatë orëve të para të mëngjesit, përpara se të qëllohej me thikë në gjoks.
Festa me “drita të kuqe” besohet se ishte organizuar nga Eddie Davenport 53 vjeç. Në vitin 2011 ai ishte dënuar me 8 vite burgim për mashtrim me vlerë 4.5 milionë Paund. Për autoritetet britanike, Davenport njihet si personi që u bë i njohur duke organizuar festa orgjish për nxënësit e familjeve të pasura.
Avokati i tij thotë se 53-vjeçari nuk ishte organizator i kësaj feste, ku mbeti i vrarë truproja nga Rumania. Por nuk konfirmoi as nëse ishte i pranishëm apo jo në këtë party që zhvillohej në shtëpinë e tij.
KOHA JONË SONDAZH

