Shqiptarët “baronë” të krimit edhe në Irlandë

Autoritetet irlandeze kanë arrestuar një ditë më parë dy shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin.

Mediat vendase, duke iu referuar burimeve policore, shkruajnë se të arrestuarit konsiderohen si “kokat’ e një bande shumë të fuqishme në Irlandë.

Hetimet e kryera kanë zbuluar se dy shqiptarët, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç raporton “The Irish Sun” përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet kriminal, i investonin në ngritjen e bizneseve si në makina, por edhe në restorante. Pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi disa makina luksoze, para cash, si dhe orë të shtrenjta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?