Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd-Tiranë në aeroportin “Nikola Tesla”.

Pasagjerët shihen teksa qëndrojnë të mbyllur në një autobus në pistën e aeroportit në Serbi gjatë së martës.

Videon e ka publikuar edhe gazetari Blendi Fevziu në rrjetet sociale, ku në pamje dëgjohen pasagjerët që bërtasin dhe kërkojnë ndihmë nga policët jashtë autobusit, ku kishte temperatura shumë të larta dhe mungesë kondicioneri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, gazetari Blendi Fevziu bëri apel në rrjetin e tij social që, nëse qytetarët shqiptarë kanë pamje të ngjarjeve si kjo, t’ia dërgojnë atij personalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga autoriteti i aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd për ngjarjen me pasagjerët shqiptarë që prisnin të udhëtonin drejt Tiranës.

Klan News - Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe në heshtje

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?