Shqiptarët cilësohen si terroristë-fyerje polake

 

Gjatë një proteste në Poloni kundër refugjatëve sirianë në një nga banerët që protestuesit mbanin në dorë vërehet edhe flamuri shqiptar dhe disa figura terroristësh nën të. Sipas banerit shqiptarët paraqiten si terroristë ndërsa ata luftohen nga forcat polake në anën tjetër.

Baneri është publikuar në Russia Today, një agjenci lajmesh dhe televizion rus, njofton Klan Kosova.  Përndryshe ministri polak i çështjeve të Europës, Konrad Szymanki, pas ngjarjes tragjike që goditi Francën, ka thënë se qeveria e tij s’do t’i pranojë vendimet që merr Bashkimi Europian për refugjatët. Szymanski, është ministri i sapoemëruar në qeverinë e Polonisë – si pjesë e qeverisë konservative në krye të vendit – që do të fillojë me mandatin e tij në Ministrinë për Çështje të Europës në Poloni.

Ai është shprehur se kabineti i tij s’është në pajtim me përkushtimin e qeverisë paraardhëse për të marrë pjesë në vendimet e BE-së karshi zgjidhjes së krizës s refugjatëve nga vatrave e luftës. Tani, “të ndodhur përballë të gjitha ngjarjeve tragjike në Paris, ne nuk e shohim të arsyeshme të jemi pjesë e zgjidhjeve politike”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

 

Polonia i ishte bashkuar grupit të shteteve që e kishin mbështetur planin e Brukselit që t’i ndanin përgjegjësitë mbi fluksin e azilkërkuesve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, njofton Klan Kosova.

SHKARKO APP