“Shqiptaret dembela”, Shehaj: Duhen t’ju rrisim rrogat, jo t’i zëvendësojmë me pakistanezë

Kandidati i PD-së për deputet Agron Shehaj, me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar deklaratën e Ramës, për të marrë punëtorë të huaj në Shqipëri.

Shehaj shprehet se duhet që qeveria të rrisë pagat në Shqipëri, me qëllim që shqiptarët të mos zëvendësohen me pakistanezë.

Postimi i Agron Shehajt:

Shtatë ditë i duhen Edi Ramës për t’i zëvendësuar shqiptarët me indianë apo pakistanezë. Ose të pranojnë të paguhen 24 mijë lekë ose të ikin.

Në Shqipërinë e Edi Ramës nuk ka vend për njerëz të aftë dhe për njerëz me dinjitet.

Nuk ka vend për shtresën e mesme.

Rama dhe oligarkët kanë kapur ekonominë dhe ju duhen skllevër që të punojnë për ta.

Ata duan njerëz që nuk votojnë, që nuk ngrenë zërin, që nuk kërkojnë të drejta.

Deklaratat e Edi Ramës për shqiptarët si dembelë që rrinë në kafene e merren me thashetheme janë përçmuese.

Shqiptarët janë njerëz me dinjitet dhe krenari. Ata kanë të drejtë të paguhen për të mbajtur gjallë familjet e tyre.

Por Edi Rama mendon se ata duhet të pranojnë 200 euro ose ai do t’i zëvendësojë për 7 ditë me afganë dhe pakistanezë.

Shqiptarët kanë nevojë për mundësi. Ata dinë të punojnë, prodhojnë dhe ndërtojnë. Atyre i duhet një qeveri që punon për ta, një qeveri që punon për shqiptarët.

SHKARKO APP