Shqiptarët dhe festat e fundvitit, zbuloni të veçantat

 

Festat janë ato momente që në shumicën e rasteve preferojmë që ti ndajmë me familjen tonë. Në festat e fundvitit me shpesh jemi më në atmosferë se në muajt e tjerë. Besoj se rrugët dhe vendet më të populluara janë ato produkte që sensibilizojnë aromën e festave. Në Shqipërinë tonë ka plot familje që nata e ndërrimit të viteve, i gjen pa asnjë gjë në tavolinë.

Po vjen Viti i Ri, duhet të përgatitemi ose janë gjëra që na e kujtojnë çdo ditë, sepse i shohim në çdo pikë shitje. Janë disa elementë që tek ne ruhen me fanatizëm dhe çdo vit i kemi përballë vetes, ja cilat janë ato?

Aroma e tyre ndihet kudo që ka rrugë të mbushura dhe ka lëvizje. Gështenjat që me aq shumë ngrohtësi, zonjat apo zotëri i pjekin në rrugë, pavarësisht temperaturave, ato janë aty. Çmimi për një gështenjë është 50 lekë të vjetra ose 100 lekë të vjetra nëse i marrim të qëruara.

Janë ato që ndriçojnë qiellin. Fishekzjarrët dhe kapsollat, janë ato që e ndezin atmosferën në orën 00:00 në datën e parë të Janarit. Si çdo vit, jemi në konkurrencë se kush do të blejë më shumë dhe kush do të hedh më shumë. Këshillë mos harxhoni shuma të majme për të tilla produkte sepse mund të rrezikojnë jetën dhe ju heqin shuma jo të nevojshme. Janë fishekzjarrë nga Kina, kujdes!!!

Ëmbëlsirat lejohen. Bakllava, që ta bën me sy nga vitrina e pastiçerisë. Të gjithë e mbani mend kur nënat e përgatisnin bakllavanë 2-3 para datës 31 dhe shpenzonin 1 ditë të tërë, për ta përgatitur. Vitet e fundit janë dhe në konsumin dhe bakllavatë e gatshme, por që shijen e ballkavasë që përgatisnin nënat tona nuk e ka. Kështu përvishuni punës dhe e përgatisni vetë dhe është më e mirë dhe më e shëndetshme.

Mish apo peshk. Pula/Gjeli i Detit, që në nëntor kanë dalë shëtitje nëpër tregje. Janë mbretërit e natës, dhe sidomos kur në tavolinë është dhe përsheshi i përzierë me bukë gruri dhe misri. Nuk po vazhdojmë më se u rrit niveli i nepsit këtej.

Pula e bën vezën apo veza pulën. Nuk ka rëndësi kjo shprehje sesa më shumë problem i rritjes së kokrrës së vezës, shkon aq shumë sa të duket sikur po blen siç thuhet në popull, "ka vajt veza si me ble mish"

Ngjyra kudo, pema e krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri për ne Shqiptarët është e rëndësishme dhe një pjesë e mirë e shpenzimeve përfshijnë për zbukurim.

Kartolina ngelën në vitrina dhe i kemi harruar se çfarë janë, tani një urim i thjeshtë në facebook dhe kaq. Të gjithë keni koleksioni të kartolinave, por besoj që keni vite që nuk shkëmbeni.

Rroba të reja. Është një mundësi e mirë që ti më marrësh rroba si dhuratë për vitin e ri apo për krishtlindje.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP