Shqiptarët do lëvizin lirisht në Europë, Soreca: Vaksinimi kyç për të mbrojtur popullsinë

Nga sot hyn në fuqi vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covid-it, duke u pranua në BE me të njëjtat kushte si pasaportat dixhitale të bllokut.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca vlerësoi vendimin e Komisionit Europian për të njohur certifikatat digjitale anti-covid të lëshuara nga Shqipëria. Në Twitter, ai shkruan se duhen shtuar përpjekjet për të vaksinuar dhe mbrojtur popullsinë dhe ndaluar përhapjen e virusit.

“BE vendosi sot se certifikatat për Covid-19 të lëshuara nga Shqipëria janë të barabarta me ato që lëshohen në vendet e Bashkimit Europian. Tashmë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lehtësojnë më lirisht në BE falë vendimit të sotëm. Vaksinimi është kyç për të mbrojtur popullsinë dhe për të ndalur përhapjen e virusit”.

SHKARKO APP