Shqiptarët e bllokuar në Bosnje, Balla jep lajmin e mirë: Policia malazeze do t’i shoqërojë deri në Han të Hotit

Kreu  i grupit parlamentar socialist Taulant Balla jep lajmin e mirë lidhur me shqiptarët e bllokuar prej 24 orësh në kufirin Bosnje- Mal i Zi.

Balla shprehet se falë koordinimit të autoriteteve shqiptare me ato malazeze, Policia fqinje do i sjellë katër automjetet deri në Han të Hotit duke mundësuar rikthimin e tyre në atdhe.

11 shqiptarët e rinj u bllokuan prej 24 orësh në pikën kufitare të Trebinjes në Bosnje pasi Mali i Zi i refuzoi teksa të njëjtën gjë bëri dhe Bosnje Hercegovina më pas.

Ata denoncuan live për News24 rastin e tyre teksa theksuan se nuk kishin marrë mbështetje nga autoritetet shqiptare por menjëherë pas publikimit të lajmit Balla bën me dije se gjithçka është zgjidhur.

STATUSI I TAULANT BALLËS

Lidhur me shqetësimin e drejtë të 11 shtetasve shqiptarë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar mes Bosnje Herzegovinës dhe Malit të Zi (Trebinje), pas kontakteve me qeverinë e Malit të Zi dhe koordinimit mes policive të shteteve tona, është mundësuar eskortimi i katër automjeteve përmes territorit malazez.

Policia e Malit të Zi do t’i shoqërojë deri në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Është e domosdoshme që në kushtet e mbylljes së kufinjve tokësorë në shumë vende duhet që të gjithë të mbahen të informuar.

SHKARKO APP