Shqiptarët e burgosur në kampin Al-Hawl/ Meta: Çështje sensitive, nuk shpjegohet në publik

Gjatë konferencës me gazetarët, Presidenti Ilir Meta u pyet për fatin e shqiptarëve që ndodhen të burgosur në kampin Al-Hawl, në Siri. Kreu i Shtetit tha se nuk do që të japë detaje, pasi sipas tij kjo është një çështje mjaft sensitive dhe nuk mund të trajtohet në publik.

”Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, theksoi kreu i shtetit.

SHKARKO APP