Shqiptarët e “fortë” kapen në Itali, njëri në kërkim për drogë

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë  italiane gjatë një operacioni pranë zonës së Aprilisë.

Sipas mediave  fqinje,  njëri prej shqiptarëve ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit policia  ka sekuestruar një sasi të vogël droge,  por edhe një armë, e cila dyshohet së është vjedhur në qytetin e Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, policia ka zbardhur edhe emrat e shqiptarëve, të cilët tashmë janë në pranga të policisë  dhe do të hetohen për akuzat që rëndojnë mbi ta. Ndërsa, shqiptari tjetër i shpallur në kërkim nga autoritetet e Greqisë do t’iu dorëzohet autoriteteve greke. Të arrestuarit janë: Altin Rakipi, Alfred Shehaj dhe Elton Qerretia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej kohësh policia italiane ka vijuar kontrolle të imtësishme në në rrugë, lagje, qytete, ndërsa nuk kanë qenë të paktë shqiptarët e arrestuar në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve nakrotike në vendin fqinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?