Shqiptarët e Kosovës në Durrës: E kemi detyrim të vijmë
Turizmi patriotik sjell me qindra-mijëra turistë nga Kosova drejt plazheve të Durrësit çdo vit. Zeqir Haxha nga Mitrovica, pushon në plazhin e Durrësit prej të paktën 20 vitesh. Ai tregon disa nga arsyet që shqiptarët e Kosovës kalojnë masivisht pushimet në Durrës.
“Ne në Kosovë nga mungon deti, sigurisht marrëdhëniet tona vëllazërore që nga lufta, ndihma juaj, kështu që e kemi si detyrim të vijmë”, tha ai.
Të tjerë pushues nga Kosova janë po aq besnik të këtij plazhi ndër vite, ku krahas bukurisë natyrore, ata shprehen se në plazhet e Durrësit ndjehen si në vendin e tyre. “Më tepër më tërheq plazhi që nuk ka gurë. Për fëmijët deti është pa gropa dhe mund ta frekuentojnë pa problem”, tha një pushues.
Edhe pse vitet e fundit pushuesit e Kosovës po eksplorojnë plazhet në Shëngjin e Velipojë, apo në jug të vendit, ata vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në plazhet e Durrësit, me mbi 60 përqind të tyre.