Shqiptarët e Kosovës preferojnë bregdetin shqiptar

Ashtu si cdo vit, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, pushues të shumtë i drejtohen bregdetit shqiptar. Menjehere pas festës së Fiter Bajramit vihet re rritja e numrit të pushuesve kosovar që i drejtohen plazheve në Shqipëri.

Pas mbylljes së muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, ka nisur fluksi i shqiptarëve të Kosovës të cilët i drejtohen bregdetit të Shqipërisë.

Në Rrugën e Kombit, lehtësisht vihet re numri i lartë i automjeteve që vinë nga Kosova. Pushuesit theksojnë se preferojnë ti kalojnë pushimet në Shqipëri falë bukurive natyrore dhe faktit që e ndjejnë veten të sigurt si në vendin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Destinacionet kryesore të pushuesve kosovarë mbeten Durrësi, Vlora, Shëngjini e Velipoja, por së fundmi edhe Saranda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se një milion pushues nga Kosova kanë preferuar të frekuentojnë bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror të vitit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?