Shqiptarët e Kosovës pushime në jug ende pa nisur sezoni

Menjëherë me rritjen e temperaturave, pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhet e Ksamilit në Sarandë. Ujërat e kristalta dhe qetësia i ka sjellë shqiptarët e Kosovës më herët në jug.

“Do qëndrojmë disa ditë. Jemi me familjen dhe prindërit. Më pëlqen shumë uji, mikpritja”,-shprehet një pushuese.

Thonë se pandemia nuk i frikëson për të bërë pushime, por theksojnë se ende tregohen kujdesshëm. “Kemi pas kujdes dhe ende vazhdojmë por është shumë qetë dhe prandaj kemi ardhur pak më larg në jug. Këtu vijnë më pak kosovarë dhe shumë qetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, operatorët turistikë janë optimistë se ky sezon do të shënojë rigjallërimin e sektorit të goditur nga pandemia. Kjo fundjavë, që përkoi në ditët e para të majit, dha sinjalet e rikthimit të normalitetit në bregdet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?