Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sytë nga Shqipëria dhe Kosova

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga dy qeveritë shqiptare në fuqizimin efondit për këtë zonë, si kundërpërgjigjeje për mosinteresimin e Serbisë për të investuar në këtë zonë.Deputeti Shaip Kamberi, duke vlerësuar se fondi për Luginë ekziston ka theksuar se është domosdoshmëri që ai të fuqizohet.
Nënkryetari i Komunës në Preshevë, Skender Destani, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova, përveç detyrimit kombëtar, kanë edhe detyrim moral që të jetësojnë këtë fond.
Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, kanë akuzuar përfaqësuesit institucional të Luginës, për mungesë serioziteti në drejtim të kërkesës për realizimin e fondit të dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare të mbajtur në vitin 2014 në Prizren, qeveritarët e të dy vendeve kosovarë u zotuan se do të formonin në fondpër Luginën e Preshevës, ku 50 mijë euro do të shkonin për maternitetin. /albeu.com/

SHKARKO APP