Shqiptarët ende të bllokuar në kufi, kalojnë vetëm 17 emigrantë

Situata e krijuar në vend prej përhapjes së koronavirusit ka lënë jashtë kufijëve shumë shqiptarë.

Në doganën e Kapshticës, prej dy ditësh, 50 emigrantë shqiptarë presin që të futen në tokën shqiptare. Mësohet se ditën e sotme kanë kaluar vetëm 17 qytetarë, të cilët thuhet se ishin të pajisur me letra greke.

Në mesin e emigrantëve ka pasur dhe të sëmurë që janë çuar në spitalin e Bilishtit, ndërkohë që 10 prej tyre janë kthyer sërish në shtetin grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emigrantët janë kaluar nga pala greke, por nuk lejohen që të futen në shtetin shqiptar. Shumë e kanë kaluar natën jashtë, në të ftohtë me temperatura që shkojnë deri në zero gradë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?