Shqiptarët habisin të huajt në ditën e zgjedhjeve: “Rroftë Ramazani”

Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, kanë tërhequr vëmendjen e shtypi të huaj, ku prej ditësh kanë shkruar mijëra artikuj. Njëzëri, na kujtojnë se këto zgjedhje janë vendimtare për të përcaktuar nëse Shqipëria është apo jo gati për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Shqiptarët i drejtohen votimit këtë të diel të 25 qershorit, në një proces zgjedhjesh të përgjithshme që besohet se do të përcaktojë a është apo jo gati shteti në Ballkan të jetë pjesë e Bashkimit Europian”, shkruan “Euronews”.

“Deutsche Welle” në një shkrim të gjatë theksoi se para zgjedhjeve, situata duket aq e qetë saqë nuk kuptohet se vetëm një ditë më vonë njerëzit do të shkojnë të votojnë. S’ka postera kandidatësh, s’ka zhurmë. “DW”, thekson se vite më parë shqiptarët do të ishin në sherr e sipër në një ditë si kjo por tani, pas gjithë bojkotit nga ana e PD-së dhe situatës së vështirë, ata nuk grinden më me njëri-tjetrin nëpër kafene.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtë fundjavë, shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, por nuk ka foto të kandidatëve nëpër rrugë. Në fakt, bulevardi krysor i Tiranës është mbushur me postera që i urojnë njerëzve “Gëzuar Ramazanin”, shkruan “Deutsche Welle”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fred Abrahams për “Balkan Insight”, shkruan se shqiptarët sipas tij kanë akoma gjurmët e totalitarizmit dhe këto janë shumë të vështira për t’u shlyer. “Të dielën, shqiptarët shkojnë në votime për zgjedhjet parlamentare- hera e nëntë që kur pluralizmi politik u ligjërua në 1990-ën. Shenjat e totalitarizmit kanë rrënjë të thella, dhe demokracia mbetet një synim i largët”.

E megjithatë, “BI” nuk ia vë fajin shqiptarëve: ndërkombëtarët në fakt, nuk kanë ndonjë kërkesë të lartë për këto zgjedhje ashtu siç nuk kanë patur ndonjëherë. “Pavarësisht ecurisë, me siguri vëzhguesit ndërkombëtarë do ta japin miratimin e tyre duke i pranuar rezultatet teksa do të dëgjojnë një mal me ankesa. “Të përshtatshme dhe të pranueshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?