Shqiptarët heshtin, afganët e Shëngjinit protestojnë: Na keni harruar

Nga: Redjon Shtylla

Në Shqipërinë e 100 problemeve, vullnetin për të protestuar e kanë të huajt. Ikën nga lufta, por tashmë nuk e dinë se çfarë do të bëhet me ta, pasi drita jeshile mungon. Prej një viti strehim në Shqipëri, afganët sot kanë dalë në protestë. Prej janarit nuk është bërë pagesa e hotelit ku janë vendosur në Shëngjin.

Rreth 348 afganë pohojnë se janë harruar nga autoritetet dhe nuk kanë asnjë sqarim për të ardhmen e tyre edhe pse kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria. Në pankartat që mbanin në duar ata thonë se janë të harruar, ndërsa presin largimin nga vendi ynë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi këtu prej shumë muajsh, ndërsa nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë do të ndodhe me ne për të ikur në SHBA, ose në Kanada. Një organizatë nuk ka paguar prej disa muajsh. Ne jemi me familjet këtu ne kemi fëmijë, dhe na duhen edhe medikamente të ndryshme, nuk e dimë çfarë do të bëhet me ne”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas marrjes së pushtetit nga ana e Talibanëve në Afganistan, një pjesë e afgaëve erdhën në Shqipëri. Disa prej tyre kanë ikur tanimë në SHBA dhe vende të tjera, por ende nuk dihet fati i personave të mbetur në Shqipëri.

Protesta e afganëve është edhe një mesazh për shoqërinë tonë, që ankohet çdo ditë, por që shqetësimet nuk i shprehin në protesta, por në rrjete sociale. I bëjnë gjyqin një 20-vjeçareje, dhe heshtin për çmimet që rriten çdo ditë. Çdo ditë ekranet televizive janë të mbushura me skandale, por që askush nuk reagon, nuk merr përgjegjësi. Por fryma që përcjellin afganët, që protestojnë kur shohin që të drejtat u shkelen, është një mësim për ne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?