“Shqiptarët, janë heronjë apo frikacakë”

Aleanca Kuqezi ka prezantuar ditën e djeshme në Akademinë e Arteve manifestin strategjik të alternativave kuqezi për qeverisjen e Shqipërisë. Platforma u publikua para 1000 përfaquesuesve të Asamblesë Tiranës.

Në fjalën e tij Krytari i Aleancës Kuqezi të degës Tiranë, Augent Xhaferaj ka falenderuar anëtarët e kësaj partie që janë sëbashku që prej katër vitesh dhe pavaresisht veshtiresive të shumta nuk jane dorezuar asnjë çast.

“Respekte dhe mirenjohje per ju qe pavaresisht halleve te shumta qe ky vend ju ofron, ju serish e keni gjetur forcen per te qendruar ne kembe. Sakrifica juaj na frymezon dhe motivon cdo dite e me shume per ti bere balle cdo presioni”, tha Xhaferaj.

Më tej, ai i drejtohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri pasi ata janë heronjte e vertete e këtij vendi.

“Ju jeni heronj pasi dhe pse ne Shqiperi veshtire per te jetuar ju prape se keni braktisur vendin. Sot shkon ne spital per tu sheruar dhe mund te vdesesh nga mungesa e barnave dhe pavaresisht kesaj ju nuk e braktisni Shqiperine. Ju jeni heronj pasi keni rrogat me te uleta ne rajon dhe prape qendroni ketu, ju keni pensionet me te uleta ne rajon nderkohe qe kemi cmimet me te larta per ushqimet baze te jeteses. Ju duroni rritjen e energjise elektrike. Duroni kur paguani cmimin e naftes me te lartin ne rajon, edhe pse jemi i vetmi vend i rajonit qe e prodhojme ate. Ju duroni kur shihni se si borxhi publik keto tre vite eshte rritur nderkohe qe jane rritur edhe taksat. Ju shikoni se si largohet nga shtepia ne emigracion nje i afermi juaj dhe serish duroni. Ju duroni kur shikoni qe ne Shqiperi e verteta mbytet, ju duroni gjithe arrogancen e ketij pushteti. Pas gjithe ketyre fakteve qe rendita me siper tani jam ne dileme nese bashkatdhetaret e mi jane heronj apo frikacake”, tha kryetari për Tiranën, Augent Xhaferaj.

Sipas Augent Xhaferaj si mund të durojë një popull gjithë keto të keqija dhe të mos ngrihet.

“Si mund te vuaj nje popull i tere nga te zgjedhurit e vet dhe mos te reagoje! Une nuk mendoj se shqipetaret jane frikacake por shqiptaret jane nen nje diktature te eger. Shqiptaret sot jane te shtypur, jane te dhunuar, jane te mashtruar, jane te uritur, jane te grabitur, jane te shitur, jane te burgosur. Sot shkon ne burg po s’ke kupon tatimor, shkon ne burg po s’ke te paguash energjine elektrike, shkon ne burg po tu prish catia e shtepise dhe e riparon, shkon ne burg nese proteston. I vetmi realitet qe sot ju ofrohet shqipetareve eshte burgu. Por burgu nuk eshte zgjidhje per situaten e veshtire dhe as zgjedhje per Shqipetaret. Burgu eshte nje mankth qe ju ofrohet Shqipetareve per ti bere te heshtin”, tha Xhaferaj.

Ndër të tjera Xhaferaj i bën thirrje të gjithë shqiptarëve se për të mirën e vendit duhet të gjithë së bashku ti japim fund arrogancës së ketij pushteti.

“Ne nuk mund te pranojme te perfaqesohemi nga nje parlament i inkriminuar. Eshte koha qe popullit ti kthehet pushteti qe i perket popullit eshte koha qe shqipetaret ti japin fund diktatures qe do ti skllaveroje. I bej thirrje gjithe shqipetareve per Revolucion”.

Xhaferaj mbyll fjalën e tij duke theksuar se Aleanca Kuqezi ka treguar se nuk ka frikë të protestoi dhe do vazhdoi protestat pasi është e vetmja rrugë për të larguar këtë kastë të korruptuar.

SHKARKO APP