Shqiptarët kapën linjën e kokainës së Dubait, Kasapi: Po vriten se duan të drejtojnë vetëm
Grupet kriminale nga Shqipëria po kontrollojnë trafikun nga Amerika Latine, drejt vendeve të pasura të Lindjes si Dubai. Gazetari i kronikës Juli Kasapi, tha në ”Open” se shqiptarët po vriten në Amerikën Latin pasi duan ta drejtojnë trafikun e kokainës vetë, por grupet kriminale sipas tij duhet të bashkëpunojnë që të mbijetojnë.
Eni Vasili: Personazhet e dy ngjarjeve të fundit që janë ngjarje me tonalata kokaine. A jemi të sigurt që janë emisarë se Poli Hoxha thotë se janë organizata të mire strukturuara?
Jul Kasapi: Më vjen keq sesi persona që janë në burg në Shqipëri mitizohen në Shqipëri sepse ata janë në burg. Në Ekuador është shumë e brishtë drejtësia dhe mund ta blesh lirinë.
Eni Vasili: Po thoni ju që ata nuk janë kapo?
Jul Kasapi: Po sigurisht që nuk janë të tillë. Kreu i një grupi kriminal nuk qëndron në burg, sidomos në Ekuador. Duke jetuar për një kohë të gjatë krijohen kontakte. Problemi me shqiptarët është se mendojnë që mund të drejtojnë vetëm. Organizatat i bëjnë ndere njëri tjetrit. Ndaj dëgjojmë shumë shqiptarë të vrarë.