Shqiptarët kthehen në atdhe, 7 mijë emigrantë hyjnë përmes Kakavijës
Ky fillim gushti ka shënuar një fluks të emigrantëve të cilët janë kthyer në atdhe për të kaluar pushimet e verës. Përmes pikës kufitare të Kakavijës prej mëngjesit të së shtunës kanë hyrë mbi 7 mijë shtetas ndërsa në Portin e Durrësit janë regjistruar afro 11 mijë udhëtarë.
Ashtu siç edhe pritej, në pikën kufitare të Kakavijës kjo fundjavë ka shënuar një fluks të emigrantëve të cilët kanë lënë për disa ditë Greqinë për të kaluar pushimet në atdhe.
Autoritetet doganore bëjnë me dije se prej mëngjesit të ditës së shtunë përmes Kakavijës kanë hyrë në vendin tonë mbi 7 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkohë numri i shtetasve të dalë nga Shqipëria përmes kësaj pike kufitare ka qenë 2500. Ata janë përballur me orë pritje në anën tjetër të kufirit pasi pala greke ka punuar vetëm me dy sportele çka ka shkaktuar rradhë te gjata.
Por pas kërkesës së bërë nga pala shqiptare autoritetet doganore greke kanë shtuar edhe një sportel duke kthyer në normalitet qarkullimin.
Pala shqiptare nga na tjetër, për të përballuar fluksin e emigrantëve, po punon me 4 sportele në hyrje dhe po aq në dalje. Por jo vetëm në Kakavijë edhe në Durrës kanë qënë të shumë emigrantët që kanë hyrë në vendin tonë. Përgjatë së dielës rezulton së kanë hyrë rreth 11 mijë udhëtarë dhe afro 1500 automjete.
Por burime nga kapiteneria e portit të Durrësit sigurojnë se janë marrë të gjitha masat për përpunimin e shpejtë të të dhënave të udhëtarëve.

KOHA JONË SONDAZH

