Shqiptaret lidhin kurorë me burra serb, me këtë shumë paguhet shkesi
Rastet që shqiptaret kanë lidhur kurorë me burra nga Serbia nuk janë të pakta. Madje për të martuar vajzat shqiptare me burra serbë janë hapur edhe agjenci të ndryshme.
Gazeta Express ka shkruar se shuma për të martuar dy persona është 3 mijë euro. Është rrjeti social “Facebook” ai që po përdoret si ndërmjetës për të kryer këto martesa. Në faqen e “Dionis – agencija za bracno posredovanje”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Agjencia për ndërmjetësim –Dionis”, shihen dhjetëra raste, kur shqiptaret janë martuar me serbë.
Ajo çka vihet re është se vajzat shqiptare janë të vogla në moshë, në disa raste dhe të mitura.
Shkaku kryesor që i shtyn këto vajza drejt martesave të tilla është varfëria dhe kushtet e vështira në të cilat jetojnë.
KOHA JONË SONDAZH

